Britania nuk “kursen” as ish-gruan as të dashurën e Putinit në sanksione

13 May 2022, 22:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Britania nuk “kursen” as ish-gruan as të dashurën e
Ish-gruaja dhe e dashura e përfolur e Putinit

Britania e Madhe ka sanksionuar ish-gruan e presidentit rus Vladimir Putin dhe të dashurës së tij aktuale (të përfolur) për pushtimin e Ukrainës.

Lyudmila Ocheretnaya, e cila ishte e martuar me presidentin rus deri në vitin 2014 dhe ish-gjimnastja olimpike Alina Kabaeva, përballen me ndalime të udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe ngrirje të pasurive.

Mbretëria e Bashkuar tani ka vendosur sanksione për më shumë se 1000 rusë. Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha se Britania po shënjestronte “rrethin e ngushtë” të Putinit.

“Britania po ekspozon dhe po synon rrjetin e dyshimtë që mbështet stilin e jetës luksoze të Putinit dhe do të vazhdojë me sanksione ndaj të gjithë atyre që ndihmojnë dhe inkurajojnë agresionin e Putinit derisa Ukraina të mbizotërojë”, tha Truss.

Ajo shtoi se sanksionet kundër Rusisë duhet të hiqen vetëm kur të gjitha trupat e saj të ishin larguar nga Ukraina.


Video