Profilet e rreme, Elon Musk pezullon për momentin blerjen e Twitter

13 May 2022, 19:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Profilet e rreme, Elon Musk pezullon për momentin blerjen e Twitter
Elon Musk

Miliarderi Elon Musk deklaroi se ka pezulluar ofertën e tij 44 miliardë dollarëshe për blerjen e Twitter pasi u interesua për numrin e llogarive të rreme në rrjetin social.

“Marrëveshja për Twitter është përkohësisht në pritje për shkak të detajeve në llogaritjen e profileve të rreme, që përbëjnë 5% të përdoruesve”, bëri të ditur Musk në Twitter.

Lajmi fillimisht bëri që aksionet e kompanisë digjitale të binin me mbi 20% në tregjet financiare, para se të arrihej një rikuperim modest.

Dy orë pas postimit të tij të parë, Musk njoftoi përmes një postimi tjetër mesazhin se është “ende i vendosur për ta bërë blerjen”.

Në raportin financiar për tremujorin e parë të vitit, i publikuar më 28 prill, Twitter vlerësonte se profilet e rreme ishin më pak se 5 për qind e përdoruesve aktivë të platformës.

Rrjeti social i ka pasur këto probleme prej vitesh dhe kompania ka deklaruar se reduktimi i llogarive të tilla do të luante një rol kyç në aftësinë e saj për t’u zgjeruar.


Video