Franca paralajmëron liderët në gjithë botën: Përgatituni për një luftë të gjatë

13 May 2022, 12:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Franca paralajmëron liderët në gjithë botën:
Macron dhe Putin

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, ka paralajmëruar udhëheqësit ndërkombëtarë se lufta në Ukrainë do të vazhdojë prandaj edhe duhet të përgatiten.

Në një deklaratë për mediat ministri tha se liderët tani duhet të përgatiten për një luftë afatgjatë, e cila do të sjellë pasoja të rënda në mbarë botën.

“Unë do të theksoja gjithashtu se ne tani duhet të marrim masat për një konflikt që do të zgjasë, me pasojat që do të ndihen në nivel ndërkombëtar dhe veçanërisht në fushën e sigurisë ushqimore", tha ai.

Gjithashtu ai tha se bisedimet ndërkombëtare duhet të përqëndrohen në rritjen e çmimeve të ushqimeve pasi organizatat kanë paralajmëruar për një krizë globale ushqimore për shkak të luftës në Ukrainë.

 


Video