Si u prit në front fitorja e Ukrainës në Eurovizson

15 May 2022, 08:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si u prit në front fitorja e Ukrainës në Eurovizson
Ushtarë ukrainas duke festuar fitoren në Eurovision

Të mbledhur në një bodrum të përdorur si zona të sigurta në veri të Kievit, një grup i vogël ushtarësh ukrainas panë me gëzim vendin e tyre të fitonte në Eurovision dhe fitoren thanë se ajo paralajmëron edhe fitoren e tyre në luftë dhe dëbimin e rusëve nga Ukraina.

“Kalush Orchestra” fitoi Eurovisionin me këngën "Stefania" falë një vale mbështetjeje të publikut nga e gjithë Europa.

"Ne e morëm një fitore sonte në Eurovision, por së shpejti do të kemi një fitore më të madhe, atë në luftën me Rusinë", tha për Reuters, Tetyana, një mjeke ushtarake e strehuar në bodrumin e zbukuruar me pikturat e fëmijëve të flamurit të Ukrainës dhe tabelat "Lavdi Ukrainës" në to.

Ushtarët me pamje të lodhur, por të lumtur ishin ulur rreth një ekrani.

Pushtimi rus, tashmë në muajin e tretë, ka marrë mijëra jetë civilë, miliona refugjatë dhe ka shndërruar qytete të tëra në gërmadha.

Qyteti port jugor i Mariupolit ka pësuar luftimet më të ashpra dhe ndërsa tani është në duart e Rusisë, qindra luftëtarë ukrainas ende qëndrojnë në uzinën e çelikut, Azovstal, pavarësisht bombardimeve të rënda prej javësh.

Të vendosur larg në veri, më afër kufirit me Bjellorusinë, ushtarët në bodrum bënë homazhe për trimërinë e shokëve të tyre në jug.

"Eurovizionin e ardhshëm do ta presim në Mariupolin e çliruar", thanë ushtarakët.

 


Video