Vuçiç në OKB: Kosova mbetet pjesë e pandashme e Serbisë, shtylla kryesore e identitetit tonë

24 September 2025, 20:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vuçiç në OKB: Kosova mbetet pjesë e pandashme e
Aleksandar Vucic në OKB

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiç në fjalimin e tij në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 24 shtator, deklaroi se Kosova “mbetet pjesë e pandashme e Serbisë” dhe, siç e quajti ai, “shtylla kryesore e identitetit, kulturës dhe trashëgimisë shpirtërore” të vendit të tij.

“Për ne, serbët, ajo nuk është vetëm një copë toke, por djepi i shpirtësisë dhe ekzistencës sonë në atë vend”, tha Vuçiç.

Ai pretendoi se serbët në Kosovë jetojnë në “kushte dramatike”, duke vazhduar të pretendojë se atyre u mohohen të drejtat elementare. “U mohohet e drejta për jetë, lëvizje, arsim dhe kujdes shëndetësor. U ndalohet qasja në vendin e punës dhe te pasuria e tyre”, tha presidenti serb.

Vuçiç u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare që të “marrin hapa konkretë e vendimtarë” për të ndaluar, siç u shpreh ai, dhunën në Kosovë, duke theksuar se “Serbia beson në dialogun nën ombrellën e Bashkimit Evropian”.


Video