Vritet 60-vjeçarja shqiptare në Itali, arrestohet bashkëshorti i saj

31 March 2023, 08:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vritet 60-vjeçarja shqiptare në Itali, arrestohet bashkëshorti

Një grua shqiptare rreth 60-vjeçe është vrarë me thikë në Itali. Ajo punonte si shitëse dyqani dhe sipas mediave italiane vrasja ndodhi pasditen e 30 marsit në zonën Borgo Rivo në Terni.

Gruaja është goditur disa herë me thikë pas një konflikti në familje, ndërsa policia ka arrestuar bashkëshortin e saj, po nga Shqipëria.

62-vjeçari me banim të ligjshëm në Itali, aktualisht pa punë u dërgua në komisariat, ndërsa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Sipas hetuesve italiane sherri mes tyre kishte nisur për shkaqe xhelozie.


Video