Vrasja e Liridona Ademajt, 30-vjeçares nga Kosova, ka tronditur opinionin publik duke sjellë këshju reagime të shumta qytetarë dhe zyrtarë.
Ndër shumë të tjerë, për ngjarjen ka reaguar edhe Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, i cili është shprehur se shteti suedez po punon ngushtë me autoritetet e Kosovës për zbardhjen e këtij rasti.
“Ne jemi duke punuar pandërprerë rreth këtij rasti së bashku me autoritetet lokale të Kosovës. Ky është një rast shumë i ndjeshëm dhe ka shumë mister rreth këtij rasti, nuk mund të them më shumë, jemi duke punuar në këtë rast bashkë me autoritetet. Por, gjithashtu dua të theksoj se kemi debatuar shumë ditëve të fundit rreth dhunës ndaj grave dhe në fushatën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave”, tha ai.
Kujtojmë se Liridona Ademaj ishte shtetase suedeze dhe për disa vite kishte jetuar e punuar aty. Një prej pistave të dyshuara fillimisht për vrasjen dyshohet se ishte pikërisht përfitimi përmes siguracionit të jetës që ajo kishte në Suedi.