Vladimir Putin deklaron se do të kandidojë për president të Rusisë në zgjedhjet e marsit 2024

8 December 2023, 15:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vladimir Putin deklaron se do të kandidojë për president të
Presidenti rus Vladimir Putin

Vladimir Putin ka deklaruar sot se do të kandidojë sërish për president të Rusisë, në zgjedhjet e muajit mars të 2024-ës.

Njoftimi i bërë këtë të premte nuk ishte i papritur dhe ka pak pikëpyetje për rezultatin.

Putin ka dominuar sistemin politik të Rusisë dhe median për dy dekadat e fundit, duke burgosur politikanë të shquar të opozitës, si Alexei Navalny dhe Ilya Yashin, të cilët mund ta sfidojnë atë në fletëvotim.

Putini ka fituar zgjedhjet e mëparshme me një rezultar dërrmues, por vëzhguesit e pavarur të zgjedhjeve thonë se ato janë kanë qenë në pjesën më të madhe të tyre të manipuluara.

Zëdhënësi i Putinit, në një intervistë të mëparshme tha: “Putini do të rizgjedhet vitin e ardhshëm me më shumë se 90% të votave”. Ky do të ishte mandati i tij i pestë në pushtet.


Video