Vijonë protestat e dhunshme në Serbi, sulmohet zyra e partisë së Vuçiç në Novi Sad

14 August 2025, 22:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vijonë protestat e dhunshme në Serbi, sulmohet zyra e partisë

Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon kalimin drejt objektit të partisë së Aleksandar Vuçiç.

Qytetarët u mblodhën para ambienteve të SNS-së në rrugën Knez Milosh, jo shumë larg Shtabit të Përgjithshëm, ku u pritën nga një kordon i policisë.

Aktivistët e SNS-së së Vuçiç janë gjithashtu në vendngjarje, dhe një konflikt verbal është zhvilluar midis protestuesve dhe policisë, si dhe protestuesve dhe aktivistëve të SNS-së.

Qytetarët janë mbledhur në Nemanjina, në rreth-rrotullimin pranë GO Novi Beograd dhe tek Autokomanda.


Edhe në Novi Sad, filloi një tubim qytetarësh para ambienteve të Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencë.

Ndërkohë janë thyer zyrat e partisë së Aleksandar Vuçiç në këtë qytet. Në hapësirat e zyrës nuk kishte anëtarë të partisë së Vuçiç.


Video