Vijojnë tensionet në veri të Kosovës, sulmohet ekipi i KFOR-it në Zubin-Potok

25 December 2022, 23:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vijojnë tensionet në veri të Kosovës, sulmohet ekipi i
Ilustrim

Një ekip i KFOR-it është sulmuar në Zubin-Potok të dielën në mbrëmje. Nga sulmi nuk raportohet për të lënduar, raportojnë mediat në Kosovë.

Ende nuk dihet se me çfarë janë sulmuar pjesëtarët e KFOR-it, ndërsa mësohet se bëhet fjalë për persona që janë nga Letonia.

Kujtojmë që këtë të dielë u bënë 16 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri nga serbët lokalë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq.

Qeveria ka thënë se janë në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave, ndërkohë vetë KFOR-i ka thënë se barrikadat duhet të hiqen me dialog.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të bisedojë me komandantin e KFOR-it pas Krishtlindjeve.


Video