Sulmi rus ndaj Kievit përdori raketë balistike të prodhuar në Korenë e Veriut, kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodomir Zelenski.
Ai tha se informacionet paraprake treguan se një raketë balistike e Koresë së Veriut u përdor gjatë sulmit ajror rus gjatë natës që vrau të paktën 12 persona në Kiev.
Debris removal operations are still ongoing in Kyiv following the Russian missile strike. The relatives and loved ones of those who may still be trapped under the rubble are there – on the scene of the rescue operation. Rescuers, emergency services, and everyone who is helping… pic.twitter.com/00chnCndrC
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 24, 2025
"Operacionet e heqjes së mbeturinave janë ende duke vazhduar në Kiev pas sulmit ajror rus me raketa", tha udhëheqësi ukrainas në një përditësim në mediat sociale të enjten. Ai tha se ekipet e shpëtimit dhe shërbimet e emergjencës po vazhdojnë të punojnë në vendngjarje.
"Sipas informacioneve paraprake, rusët përdorën një raketë balistike të prodhuar në Korenë e Veriut. Shërbimet tona speciale po verifikojnë të gjitha detajet.
Nëse informacioni se kjo raketë është prodhuar në Korenë e Veriut konfirmohet, kjo do të jetë një provë e mëtejshme e natyrës kriminale të aleancës midis Rusisë dhe Phenianit.
Ata vrasin njerëz dhe torturojnë jetë së bashku - ky është kuptimi i vetëm pas bashkëpunimit të tyre. Rusia përdor vazhdimisht armë të tilla - raketa, artileri. Në këmbim, Pheniani mori mundësinë për t'i bërë armët e saj më vdekjeprurëse në kushte reale lufte", deklaroi Zelenski.
This video shows the moment a North Korean ballistic missile struck a residential building in Kyiv last night, killing 12 ppl
— Visegrád 24 (@visegrad24) April 24, 2025
While Ukraine has been out of U.S. ATACMS & British/French Storm Shadows for months, North Korea keeps sending KN-23 ballistic missiles to Russia
???????????????????????? pic.twitter.com/vQlJYrUauQ