Kryetari i Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi, ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës, Dragana Miletiç.
Kjo lëvizje ka ardhur pas publikimit të një videoje ku dyshohet se ajo ka përdorur substanca narkotike.
“Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit të pozitës së saj si nënkryetare dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në vendim e nënshkruar nga kryetari Hetemi, shkruan RTK.
Shkarkimi i saj erdhi pasi media “Nacionale” të hënën publikoi një video në të cilën shihen zyrtarë të kësaj komune, përfshirë nënkryetaren Dragana Miletiç, duke konsumuar drogë.
Video e publikuar:
Pas kësaj edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet.
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, Prokuroria ka thënë se ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për rastin që përfshin edhe zyrtarë të lartë të komunës.