VIDEO-SKANDAL në Kosovë/ Nënkryetarja e komunës e njohur si "BEBA" konsumon kokainë me stafin!

30 January 2024, 12:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO-SKANDAL në Kosovë/ Nënkryetarja e komunës e njohur si
Nënkryetarja e komunës së Leposaviqit në Kosovë, Dragana Miletiq

Dragana Miletiq e njohur me nofkën ‘Beba’ është nënkryetare e komunës së Leposaviqit.

Ajo ka shërbyer në objektin e komunës bashkë me një staf serbësh e shqiptarësh, të udhëhequr nga Lulzim Hetemi, kryetar i komunës.

Megjithatë, që nga koha kur nisi detyrën, nënkryetarja e komunës duket se nuk ka funksionuar krejt në përputhje me ligjin.

Madje, është përfshirë në veprimtari ilegale e vepra penale të dënuara me ligjet e Kosovës.

Gazeta Nacionale nga burime të ndryshme ka siguruar disa video-incizime ku nënkryetarja e komunës, Dragana Miletiq, shihet duke konsumuar sipas tyre lëndë narkotike.

Pjesë nga video e publikuar nga nacionale:

Njëra prej videove duket të jetë realizuar në një nga banjot e objektit të komunës së Leposaviqit.

E në një tjetër video nënkryetarja e Leposaviqit shihet teksa konsumon drogë në zyrët e komunës, bashkë me një tjetër punëtor. Ajo nuk ka folur direkt për përmbajtjen, por e ka akuzuar Listën Serbe.


Video