Video e re/ Momenti kur vëllai i Buta-s vret në sy të policisë shokun e Feros, e hedh në tokë dhe e qëllon 7 herë

29 May 2022, 11:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video e re/ Momenti kur vëllai i Buta-s vret në sy të
Momenti i ekzekutimit të Gazmend Hysenit

Kanë dalë pamjet e reja të ekzekutimit të 30-vjeçar, Gazmend Hyseni në Ferizaj të Kosovës, ku autor i krimit është Qëndrim Januzi, vëllai i reperit të njohur, Buta. Siç shihet nga pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara nga mediat në Kosovë, Januzi vjen me shpejtësi dhe qëllon për vdekje 30-vjeçarin, shok i repertit tjetër shumë të njohur, Fero.

Autori vjen me vrap, shtyn një nga shokët me të cilin ishte "Shenjestra" dhe e qëllon shtatë herë dhe më pas largohet sërish me vrap nga vendi i ngjarjes. Sipas pamjeve, aty shihet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të Policisë të cilët ishin rastësisht në vendngjarje.

Ata kishin ndalur për të marrë ujë në market, kur vërejnë të dyshuarin me pistoletë në dorë duke ikur, pasi kishte shtënë shtatë herë në drejtim të viktimës Gazmend Hysenit. Uniformat blu i kanë bërë thirrje për të ndaluar, por me të parë uniformat blu 30-vjeçari i ka drejtuar armën duke i kërcënuar. Në tentativë për ta neutralizuar, por edhe për të shmangur rrezikun e kolegëve, një nga efektivët ka qëlluar me armë, duke e lënë të plagosur lehtë autorin e dyshuar i cili po merr trajtim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Reperi nga Ferizaj, Betim Januzi, i njohur me nofkën Buta kishte rrëfyer të kaluarën e vëllait të tij, kur në një intervistë në vitin 2018 rrëfeu se Qëndrimi ishte dënuar me 3 vite burg për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje, dhe ishte liruar në vitin 2016. Vrasja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 00:53 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj

Motivi i vrasjes është ende i paqartë për hetuesit por pritet të mësohet më shumë pasi të merret dëshmia e një personi tjetër që ndodhej me 30-vjeçarin kur ai u qëllua për vdekje. Hetimet kanë nisur edhe për efektivin që plagosi të dyshuarin.


Video