Pamje të rënda: E qëllon me armë dhe e sheh teksa përpëlitet, si u vra miku i Feros në Ferizaj (video)

28 May 2022, 12:08Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pamje të rënda:  E qëllon me armë dhe e sheh teksa

30 vjeçari nga Ferizaj, Qëndrim Januzi, dyshohet se ka vrarë mbrëmë një person po ashtu 30 vjeçar të quajtur Gazmend Hyseni në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj rreth orës 00:53.

Motivet e krimit janë ende mister, por mediat lokale kanë publikuar pamje nga ngjarja e rëndë ku shihet autori i dyshuar me armë në dorë teksa rri sipër trupit 30-vjeçarit pasi e qëlloi me armë.

Januzi është vëllai i reperit Betim Janusi, i njohur ndryshe edhe si “Buta”.

Sipas policisë i dyshuari për vrasjen është plagosur nga zyrtarët policorë pasi me pistoletën e tij iu është kthyer policëve që kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe ka refuzuar urdhrat.

Ndërkohë, pak më parë, ka reaguar reperi Fero, i cili përmes një postimi në Instastory ka treguar se 30-vjeçarin e ka pasur mik të ngushtë si vëlla.

I dyshuari është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe më pas për trajtim në QKUK. Gjendja e tij është e qëndrueshme  dhe jashtë rrezikut për jetën.


Video