Putin shton presionin ndaj Serbisë, i çon Lavrovin për vizitë

27 May 2022, 19:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Putin shton presionin ndaj Serbisë, i çon Lavrovin për

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë Beogradin më 7 qershor, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. 

Lavrov do të ketë një sërë takimesh me lidershipin shtetëror serb, ku pritet të diskutohet për luftën në Ukrainë dhe qëndrimin e Serbisë përballë situatës.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë rus në Serbi që nga fillimi i luftës dhe vjen në një kohë që BE po përgatit paketën më të ashpër të sanksioneve deri më tani.

Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk u është bashkuar sanksioneve anti-ruse dhe BE-ja ka rritur presionin ndaj Beogradit.

Vizita e Lavrov do të jetë një mundësi për të sqaruar qëndrimin e Moskës për Kosovën duke pasur parasysh deklaratat e fundit të presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë rusë, të cilët bënë krahasime me situatën në Donbas.

Por, ajo do të jetë edhe një mundësi e mirë për të sqaruar pozicionin e Serbisë ndaj Rusisë. Aktualisht, Serbia është i vetmi vend europian (duke përjashtuar Bjellorusinë), që mund të vizitojnë zyrtarët dhe qytetarët rusë pa u përballur me sanksionet e perëndimit. 


Video