Djalin e dënoi Haga me 4 vite burg, vdes babai i Hysni Gucatit

27 May 2022, 14:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Djalin e dënoi Haga me 4 vite burg, vdes babai i Hysni Gucatit
Avdullah Gucati

Ndërroi jetë sot Avdullah Gucati, babai i Hysni Gucatit. Lajmin e ka bërë të ditur djali i Gucatit, Musliu.

“Të dashur familjarë, miq dhe shokë sot Gjyshi Avdullah Hasan Gucati ndërroi jetë. Për kohën dhe vendin e varrimit ju njoftojmë”, ka shkruar Gucati.

Djali tjetër, Hysni Gucati ndodhet në Hagë. Para një jave, ai është shpallur fajtor dhe dënuar nga Gjykata Speciale me 6 vjet e gjysmë burg dhe një gjobë në vlerë 100 euro. Gucati është dënuar për pengim të administrimit të drejtësisë.




Video