Lavrov përsërit narrativën serbe për krimet e Reçakut, i përgjigjet ambasadori i SHBA

27 May 2022, 18:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lavrov përsërit narrativën serbe për krimet e

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov iu përgjigj akuzave për krime lufte në Ukrainë duke rikthyer narrativën serbe për masakrën e Reçakut në Kosovë.

Lavrov e cilësoi sajesë masakrën e 15 janarit të 1999-s ndaj 45 civilëve shqiptarë të Kosovës, mes të cilëve të moshuar, gra e fëmijë.

Deklaratat e Lavrov morën përgjigje nga ambasadori i SHBA në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

“Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit europian dhe euroatlantik”, ka shkruar Hovenier.

Në të njëjtin shkrim, Ambasadori i SHBA deklaron se Masakra e Reçakut është e mirëdokumentuar me shkresa, dëshmi dhe pamje nga krimet çnjerëzore të forcave serbe në Kosovë.


Video