E përplas makina teksa po shkonte në shkollë, vdes 17-vjeçarja shqiptare në Gjermani

29 May 2022, 09:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E përplas makina teksa po shkonte në shkollë, vdes
Driana Rrecaj

Një 17-vjeçare shqiptare me origjinë nga Kosova ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Gjermani. Viktima është shtetasja Driana Rrecaj. Ajo është përplasur nga një makinë teksa po ecte për të shkuar në shkollë

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarë të së ndjerës përmes rrjeteve sociale. Daja i 17-vjeçares ka njoftuar përmes Facebook-ut se edhe një muaj ajo do të mbushte 18-vjeç, teksa shton më tej se ajo kishte bërë valixhen gati pasi në javët e ardhshme pritet të shkonte në Kosovë.

“Familjar, miq dhe shoke deshta ta ndaj nje dhimbje te thell ne zemren time dhe te familjes. Me daten 24.05. 2022 ne rastin e vdekjes se mbeses time (vajzes se motres) Driana (Istref dhe Antigina) Rrecaj e cila humbi jeten dje si pasoj e goditjes me vetur derisa ishte duke shkuar ne shkoll ne Gjermani. Ishte ne lule te rinis edhe 1 muaj i mbushte 18 pranvera, nje vajz me tipare taman shqipetare , gjithashtu ne javen e ardhshme e kemi pritur qe te na vizitonte dhe besoni se me gezim e kishte pergaditur valigjen d.m.th 1 jave perpara ndersa tani po e presim qe te vij ne arkivol”, ka shkruar ai në Facebook.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet në varrezat e qytetit të Pejës.


Video