Vdes papritur në moshën 51-vjeçare Princi Kostandin i Lihtenshtajnit

7 December 2023, 18:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdes papritur në moshën 51-vjeçare Princi Kostandin i
Princi Kostandin i Lihtenshtajnit

Shtëpia princërore e Lihtenshtajnit po mban zi për vdekjen e papritur të Princit Konstantin në moshën 51-vjeçare.

Shtëpia mbretërore e bëri të ditur lajmin në një deklaratë për mediat ditën e mërkurë, por pa zbuluar shkakun e vdekjes.

Princi Konstantin është djali më i vogël i Princit Hans-Adam II, princi aktual në fuqi i Lihtenshtajnit dhe ishte i shtati në linjën e pasardhësve të fronit. Ai la pas gruan e tij, Princeshën Mari dhe tre fëmijët e tyre, Princi Moritz, 20 vjeç, Princesha Georgina, 18 vjeç dhe Princi Benedikt, 15 vjeç.

“Shtëpia princërore me keqardhje njofton se S.D. Princi Constantin i Lihtenshtajnit vdiq papritur më 5 dhjetor 2023. Princi Constantin ishte djali më i vogël i Princit Hans-Adam II”, tha Shtëpia e Princit në një deklaratë.

“Ai la pas gruan e tij, Princeshën Marie të Lihtenshtajnit, konteshën Kálnoky të Kőröspatak, dhe fëmijët e tij Princin Moritz, Princeshën Georgina dhe Princin Benedikt.”


Video