Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Rreth 400 militantë të Hamas raportohet se janë dorëzuar masivisht ditën e sotme në Gaza.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ndër to edhe nga llogaritë zyrtare të institucioneve izraelite, dallohen dhjetra burra të zhveshur dhe me duar të lidhura.
Në një pamje tjetër ata shihen teksa po transportohen me makina ushtarake.
Sipas informacioneve të para, militantët e Hamas kanë braktisur tunelet dhe janë dorëzuar, pasi ushtria izraelite i ka përmbytur ato me ujë deti.
Megjithatë, vlen të theksohet se disa media palestineze pretendojnë se nuk bëhet fjalë për militantë të Hamas, por për popullsi civile.