U arrestua pasi doli i përfshirë në dosjet “Epstein”, detaji: Ish-princi Andrew u prangos në ditën e lindjes, sot mbush 66 vjeç

19 February 2026, 11:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U arrestua pasi doli i përfshirë në dosjet “Epstein”,
Ish princi Andrew Mountbatten Windsor

Ka përfunduar në pranga sot ish princi Andrew Mountbatten Windsor, vëllai i mbretit Charles të Britanisë së madhe.

Windsor është arrestuar nën dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike, ne lidhje me publikimin e dosjeve te pedofilit Jeffrey Epstein.

Një detaj interesat është fakti se ish-princi është arrestuar në ditën e ditëlindjes së tij, pasi sot mbushte 66-vjeç.

Pak ditë më parë familja mbretërore kishte reaguar në lidhje me skandalin, ndërsa autoritetet britanike kërkuan dje që kushdo që kishte informacion mbi ngjarjen të bashkëpunonte.


Video