Tym e flakë në një ndërtesë industriale, disa persona dërgohen në spital

29 May 2022, 23:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tym e flakë në një ndërtesë industriale, disa persona
Godina e përfshirë nga flakët

Një zjarr i madh ka shpërthyer këtë të dielë në një ndërtesë industriale në Spreitenbach afër Zyrihut, njoftoi policia.

Shtatë persona pësuan asfiksi, katër prej të cilëve u shtruan në spital.

Sipas policisë së kantonit Aargau, zjarri ka rënë në një objekt magazinimi në të cilin ruhet edhe bitum, prandaj tymi është shumë i zi. Në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës dhe në një distancë prej disa kilometrash është parë një re e madhe tymi.

Bitumi është i nevojshëm për prodhimin e asfaltit.

Sipas zëdhënësit të policisë Adrian Bieri, zjarri u përhap shpejt në ndërtesa të tjera. Megjithatë, nuk ka ndërtesa banimi në afërsi. Pjesa e pasme e magazinës u shemb rreth dy orë pas shpërthimit të zjarrit. Ndërtesa të tjera u dogjën dhe u shembën, raporton Tagesanzeiger.


Video