Arrestohet bashkëshorti i zyrtares së larte amerikane, Nensi Pelosi

29 May 2022, 23:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Arrestohet bashkëshorti i zyrtares së larte amerikane, Nensi Pelosi
Nancy Pelosi dhe bashkëshorti i saj

Autoritete amerikane kanë vënë në pranga ditën e diel Paul Pelosin, bashkëshortin e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi.

Mediat amerikane raportojnë se Paul Pelosi është arrestua gjatë orëve të vona të mbrëmjes të së shtunës pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Pas testit të alkoolit, rezultoi se ai kishte një nivel në gjak më të lartë se 0.08.

Lirimi me kusht i Pelosit u caktua në këmbim të 5,000 dollarëve.

Nuk dihet ende nëse 82-vjeçari ka qenë i vetëm në makinë apo jo në momentin që u arrestua.

Policia ka refuzuar të komentojë për mediat ngjarjen.

 


Video