Mbante listë për koleget që i dukeshin tërheqëse, shkarkohet oficeri i policisë

29 May 2022, 22:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbante listë për koleget që i dukeshin tërheqëse,
Policia britanike

Një oficer policie është shkarkuar për shkelje të sjelljes së pahijshme, duke përfshirë mbajtjen e një liste të kolegeve femra që ai i dukej tërheqëse.

Sipas BBC, efektivi Paul Crouch,nga Policia Britanike e Transportit (BTP), kishte qenë seksist gjatë një periudhe 10-vjeçare.

Ai u shkarkua pa paralajmërim pas seancës dëgjimore në Camden. Paneli zbuloi se Crouch bëri komente seksiste dhe diskriminuese për një kolege femër, duke pretenduar se ajo ishte promovuar për shkak të gjinisë dhe seksualitetit të saj. Në dy raste të veçanta, ai bëri gjithashtu komente seksiste dhe fyese për një kolege të lartë femër. Crouch gjithashtu ngacmoi seksualisht një kolege gjatë të njëjtës periudhë 10-vjeçare. 

Paneli dëgjoi gjithashtu se Crouch krijoi një mjedis pune të seksualizuar duke shfaqur në murin e tij foto të grave të famshme që atiji i dukeshin tërheqëse. Pas rezultatit të seancës për sjellje të pahijshme, Paul Fulton tha se trajtimi i sjelljeve të papërshtatshme dhe seksuale brenda Policisë Britanike ishte prioriteti numër një i forcës.


Video