Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Përplasje të dhunshme janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotmë në Selanik të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit pas një feste në Universitetin Aristotele në Selanik.
Mediat greke raportojnë se një grup prej disa personash të maskuar, kanë sulmuar rojet e bibliotekës në godinën e Departamentit të Biologjisë. Në video, shihet teksa policia ndeshet me bombat molotov të sulmuesve. Jashtë Universitetit, sulmuesit duken të shpërndarë dhe ndeshen me policët.
Sulmi zgjati rreth një orë. Policia përdori gaz lotsjellës për të frenuar aksionin e personave të maskuar, e pas përfundimit të sulmit, arrestoi gjithë ata që shkaktonin dëme.