VIDEO/ Ushtari rus i tregon gishtin e mesit dronit ukrainas, por shikoni si e pëson më pas

29 May 2022, 22:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

  

VIDEO/ Ushtari rus i tregon gishtin e mesit dronit ukrainas, por shikoni si e
Ushtari rus i tregon gishtin e mesit dronit ukrainas

Më poshtë është video e momentit kur një ushtar rus i tregoi gishtin e tij të mesit një droni ukrainas, pak çaste para sulmit nga ajri.

Pamjet që publikohen nga forcat ukrainase flasin për një zmbrapsje në lindje të ushtrisë së Moskës.

Në videon e publikuar duken ushtarët e Putinit që po përpiqen të fshihen pranë një ndërtese.

Video tregon dronin që shënjestron 6 ushtarët rusë që qëndrojnë rreth automjetit ushtarak. Një nga luftëtarët shihet duke e kthyer kokën nga qielli përpara se të ngrejë gishtin e mesit.

Por droni më pas lëshon një granatë mbi tank duke bërë që ai të shpërthejë në flakë.

Sipas zyrtarëve ukrainas, Rusia ka humbur deri tani 30 mijë trupa, 1330 tanke, 207 avionë dhe 174 helikopterë në luftë.


Video