Trump "nuk e fal" NATO-n: Nuk kemi nevojë për ju për të shkatërruar ushtarakisht Iranin, por "mos e harroni"...

26 March 2026, 11:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump "nuk e fal" NATO-n: Nuk kemi nevojë për ju për
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur kritika ndaj vendeve të NATO-s për mungesën e veprimeve të tyre në lidhje me Iranin, të cilin e përshkroi si një “vend të çmendur” që është shkatërruar ushtarakisht.

Sipas njoftimit në X, Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë asnjë ndihmë nga NATO, por bëri thirrje që “të mos e harrojnë kurrë” këtë moment të rëndësishëm.

“Shtetet anëtare të NATO-s nuk kanë bërë absolutisht asgjë për të ndihmuar me atë komb të çmendur, që tani është shkatërruar ushtarakisht, Irani. SHBA-ja nuk ka nevojë për asgjë nga NATO-ja, por “mos e haroni” këtë moment shumë të rëndësishëm në kohë! President DONALD J. TRUMP”, ka shkruar Trump.

Trump "nuk e fal" NATO-n: Nuk kemi nevojë për ju për


Video