Trump i rrit tarifat Indisë me 25% për shkak se blen naftë nga Rusia

6 August 2025, 17:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump i rrit tarifat Indisë me 25% për shkak se blen naftë nga
Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu indian Narendra Modi

Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se po vendos një tarifë shtesë prej 25% ndaj Indisë, duke e çuar totalin e taksave kundër partnerit kryesor tregtar të Shteteve të Bashkuara në 50%.

"Unë konstatoj se Qeveria e Indisë aktualisht po importon drejtpërdrejt ose tërthorazi naftë të Federatës Ruse", tha Presidenti Donald Trump në një urdhër ekzekutiv.

"Në përputhje me ligjin në fuqi, artikujt e Indisë të importuar në territorin doganor të Shteteve të Bashkuara do t'i nënshtrohen një norme shtesë takse ad valorem prej 25 përqind", thuhet në urdhër ekzekutiv.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi brenda 21 ditësh, sipas urdhrit, ndërsa tarifat prej 25% të shpallura më parë do të hyjnë në fuqi të enjten.

Norma e re tarifore e Trump ndaj Indisë është tani ndër taksat më të larta ndaj çdo partneri tregtar të Shteteve të Bashkuara. Kjo është shenja e fundit se Trump se po ndjek rrugën për të ndëshkuar vendet që blejnë naftë ruse, pasi ai ka rritur retorikën e tij në javët e fundit për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Presidenti Vladimir Putin.

Trump javën e kaluar tha se mallrat nga India do t'i nënshtroheshin një tarife prej 25%, përveç një "penaliteti" për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe energjisë nga Rusia.


Video