Trump: Do të ndalojmë evropianët të blejnë naftën ruse!

21 September 2025, 08:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump: Do të ndalojmë evropianët të blejnë naftën
Donald Trump

Pas kërkesës ndaj vendeve të NATO-s, Donald Trump tani ka deklaruar se do t’i ndalojë evropianët që të blejnë naftë ruse. Në një aktivitet, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i SHBA-së në NATO, Mattheë Whitaker, ai tha:

"Hej, Matt, ata duhet të ndalojnë së bleri naftë nga Rusia. A mund ta thuash këtë?. Evropianët po blejnë naftë nga Rusia dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Matt nuk do ta lejojë këtë për shumë kohë", u shpreh Trump.

Presidenti i SHBA shprehu më tej edhe zhgënjimin me homologun rus, Vladimir Putin.

"Jam shumë i zhgënjyer nga Putini. Midis 5,000 dhe 7,000 njerëzve vdesin çdo javë pa asnjë arsye", tha ai, duke përsëritur se rënia e mëtejshme e çmimit të naftës do t'i jepte fund luftës në Ukrainë.

Më herët, presidenti amerikan, në një letër publike drejtuar NATO-s kërkonte që të gjithë vendet të vendosnin sanksione të rënda ndaj Moskës si dhe të ndalonin së bleri  naftën e tyre, si një mënyrë për ta detyruar atë që të ulej në tryezën e negociatave dhe t’i jepte fund luftës së nisur në Ukrainë. Ai kërkoi gjithashtu edhe tarifa doganore nga 50-100% ndaj Kinës për ta dobësuar ekonomikisht, pasi ndaj saj është e mbështetur Moska.

Sipas Trump, nëse vendet anëtare të NATO-s do të bënin siç thotë ai, lufta në Ukrainë do të përfundojë shumë shpejt.


Video