Ish ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i jep fund karrierës diplomatike

20 September 2025, 16:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i jep fund
Ish-ambasadorja Yuri Kim në fjalimin e saj të lamtumirës

Yuri Kim, ish-Ambasadorja e SHBA në Tiranë në vitet 2019 - 2023 i ka dhënë fund dje karrirës diplomatike.

Fotoja është marrë nga ceremonia e daljes së saj në pension nga shërbimini jashtëm i SHBA-së.

Në ceremoni merrnin pjesë të afërm të saj, kolegë, ish Ambasadori i SHBA në Tiranë Aleksandër Arvizu, Ambasadori i Shqipërisë në Uashington Ervin Bushati dhe gazetarja Ilva Tare.

Kim shërbeu në karrierën e saj në Kore, Japoni, Kinë, Irak, Turqi dhe në Tiranë.

Ish ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i jep fund


Video