Tronditëse, i riu përdhunon 71-vjeçaren shqiptare

9 November 2022, 17:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tronditëse, i riu përdhunon 71-vjeçaren shqiptare
Foto ilustruese

Një rast i rëndë është regjistruar në Skënderja të Kosovës, ku dyshohet se një i ri, ende i paidentifikuar ka përdhunuar një 71-vjeçare.

E moshuar e përdhunuar është nga fshati Klinë e Epërme dhe ngjarja ka ndodhur më 4 Nëntor, ndërsa në Polici është raportuar me datën 6 nëntor nga një i afërm i saj.

E moshuara është intervistuar nga hetuesit policorë, ku para tyre ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen e tmerrshme me të cilën u përball, e të cilën dyshohet se ia shkaktoi një i ri i moshës rreth 25-vjeç.

Valon Preteni, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës në një përgjigje për mediat kosovare ka konfirmuar rastin dhe se i dyshuari është ende i panjohur.

“Rastit të cilin ju i referoheni dyshohet se ka ndodhur në komunën e Skenderajt. Viktima është e moshës rreth 71 vjeçare, ndërkaq i dyshuari për këtë rast tani për tani është i panjohur, dyshohet se  është i moshës së re. Jemi në trajtim të rastit, dhe për shkak të hetimeve nuk mund të japim më shumë detaje”, tha Preteni.

E moshuara  është dërguar për ekzaminime mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari.


Video