Tragjedi në Greqi: 16-vjeçarja vdes papritmas pasi hëngri një hot-dog në një fast food (FOTO)

14 July 2023, 19:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjedi në Greqi: 16-vjeçarja vdes papritmas pasi hëngri
Viktima

Qytetarët e Selanikut janë të pikëlluar pas vdekjes së papritur të një 16-vjeçareje. Vajza ishte për pushime me miqtë e saj në Halkidiki kur tragjedia ndodhi. Ajo ndërroi jetë në orët e para të së mërkurës në Halkidiki, kur konsumoi një hot-dog dhe dyshohet se pësoi një goditje alergjike.

Sipas nënës së saj, e reja kishte dalë për t’u argëtuar me miqtë e saj mbrëmjen e të martës, ndërsa të mërkurën në mëngjes ishin ulur për të ngrënë në një lokal me ushqim të shpejt.

“Vajza ime hëngri një hot-dog. Ajo ishte alergjike ndaj qumështit dhe gjithnjë ka qenë e kujdesshme kur hante jashtë. Nuk e di se çfarë ndodhi, nëse ka pasur apo jo bulmet në atë që ka konsumuar, por ajo është rrëzuar sapo e ka ngrënë”, ka thënë për mediat greke nëna e 16-vjeçares.

Tragjedi në Greqi: 16-vjeçarja vdes papritmas pasi hëngri

Një nga shoqet e saj që ndodhej me të ka vrapuar menjëherë në dhomën e ku po qëndronin për t’i sjellë ilaçet 16-vjeçares, ndërsa në të njëjtën kohë kanë lajmëruar ambulancën e EKAB-it për të shkuar në vendngjarje, por, siç ankohet nëna e të miturës, ambulanca u vonua për 45 minuta

Tragjedi në Greqi: 16-vjeçarja vdes papritmas pasi hëngri

“Nga provat e para rezulton se vajza ime ka pësuar goditje alergjie dhe ka ndërruar jetë. Ishte fëmija më i mirë dhe vdiq vetëm 16 vjeç pa ndihmë. Në Qendrën Shëndetësore kanë tentuar dy herë ta rikthejnë në jetë, por nuk ia kanë dalë”, tha nëna e saj ndërsa shtoi:

“Vajza ime ishte një engjëll dhe ajo është e humbur. Nuk e di pse u vonua ambulanca. 5 në të gdhirë nuk kishte trafik për të vonuar”.

Sipas mediave greke 16-vjeçarja merrte mjekim vitet e fundit pasi vuante nga krizat epileptike.

Do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj, ndërsa varrimi i vajzës fatkeqe do të bëhet në Oreokastro.

Tragjedi në Greqi: 16-vjeçarja vdes papritmas pasi hëngriTragjedi në Greqi: 16-vjeçarja vdes papritmas pasi hëngri



Video