Dhuna në parlamentin e Kosovës, Prokuroria merr në pyetje zv/kryeministrin Bislimi dhe ministrin e Financave

14 July 2023, 14:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dhuna në parlamentin e Kosovës, Prokuroria merr në pyetje

Prokuroria  Prishtinës ka marrë në pyetje dy anëtarë të kabinetit qeveritar pas përleshjes fizike të ndodhur të enjten e 13 korrikut në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë e deputetëve të pushtetit.

Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi” brenda prokurorisë, deri më tani janë dëgjuar zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Sipas këtij burimi pritet që të intervistohen edhe persona të tjerë.

Gjatë ditës së djeshme, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka shkruar në Facebook se ka marrë ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ndërkohë dje Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se lidhur me rastin e ndodhur në Kuvend ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”,  si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë përleshje.


Video