Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Benjamin Netanyahu ka falënderuar ministrat e jashtëm britanik dhe gjerman për kontributin e tyre, por tha se Izraeli do të marrë vendimet e veta për sigurinë.
“Aleatët tanë kanë të gjitha llojet e sugjerimeve dhe këshillave, unë i vlerësoj, por dua ta bëj të qartë – ne do të marrim vendimet tona dhe shteti i Izraelit do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur veten,” tha ai.
Lord Cameron ka qenë sot në Izrael, së bashku me homologen e tij gjermane Annalena Baerbock, duke kërkuar përmbajtje në përgjigje të sulmit me dron dhe raketa të Iranit.