Asambleja Parlamentare i thotë “po” anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

16 April 2024, 20:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Asambleja Parlamentare i thotë “po” anëtarësimit

Asambleja Parlamentare ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga përfaqësuesit serbë.

Asambleja hodhi poshtë edhe amandamentet që kërkonin formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe përpara se Kosova të anëtarësohej në KiE.

Anëtarësimi i Kosovës u miratua me 131 vota pro dhe 29 kundër. Hapi i radhës për anëtarësimin e Kosovës do të jetë në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE-së që do të mbahet në mesin e muajit maj.


Video