Reshje të pazakonta shiu kanë shkaktuar përmbytje masive në Dubai, duke bërë që të mbyllet për disa orë edhe aeroporti si dhe të anulohen dhjetra fluturime.
Në disa zona niveli i ujit ka arritur mbi një metër, duke bërë që të përmbyten rrugët dhe mijëra makina.
Shumë punonjësve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa pamjet në rrjetet sociale tregojnë një situatë të pazakontë.
Uji ka vërshuar brenda qendrave tregtare duke shkaktuar përmbytjen e dyqaneve të shumta.
Dubai përdor “farëzimin e reve” një metodë artificiale për të krijuar shi, por mbetet e paqartë nëse kjo ka kontribuuar në përmbytjet e sotshme.
Shi ra gjithashtu në Bahrein, Katar dhe Arabinë Saudite.
These visuals are from Dubai Mall. pic.twitter.com/t3DEEJpJ5O
— Archived (@historylogg) April 16, 2024