Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidencialeve në Mal të Zi, a do marrë fund epoka "Gjukanoviç'?

2 April 2023, 08:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidencialeve në Mal të

Në Mal të Zi sot zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Në garën zgjedhore janë dy kandidatë për presidentë, të cilët fituan më shumë vota në raundin e parë zgjedhor të 19 marsit, kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç dhe Jakov Millatoviç, kandidati i Lëvizjes Evropa tani.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga ripërtëritja e pavarësisë së Malit të Zi dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumë-partiak.

Të drejtë vote në rundin e dytë të zgjedhjeve për president të Malit të Zi kanë 542.154 qytetarë, që është numër i njëjtë i votuesve sikurse në raundin e parë.

Më së shumti votues ka në Podgoricë, 143,608, ndërkaq më së paku në Shavnik, 1.777 votues, që gjendet në veri të vendit.

Fitues në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale do të jetë kandidati që do të fitojë numrin më të madh të votave nga zgjedhësit. Mandati i presidentit zgjat pesë vjet.


Video