Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Papa Françesku ka lënë mëngjesin e sotëm spitalin Gemelli në Romë, ku po trajtohej për bronkitin infektiv.
“Si ndihem? Unë jam ende gjallë. Thjesht u ndjeva keq, por nuk kisha frikë”, tha Papa teksa dilte nga spitali. Ati i Shenjtë, i cili u shfaq në formë të mirë, por me zë shumë të ulët, njoftoi se do të kremtonte meshën të dielën e Palmës.
Kjo është periudha më e ngarkuar e vitit për Papa Françeskun, pasi që janë planifikuar shumë evente dhe shërbime para fundjavës së Pashkëve.
Përveç meshës të së dielës, në agjendën e tij janë edhe festimet e Javës së Shenjtë dhe Pashkëve gjatë javës së ardhshme.