Shqiptarët marrin Ulqinin pas shumë vitesh, arrihet marrëveshja mes dy partive

25 May 2022, 16:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shqiptarët marrin Ulqinin pas shumë vitesh, arrihet marrëveshja

Për herë të parë pas shumë vitesh, Komuna e Ulqinit do të drejtohet nga shqiptarët. Dy partitë, URA e Dritan Abazoviç dhe Forca e Re Demokratike e deputetit Genci Nimanbegu kanë gjetur dakordësinë për të krijuar shumicën në këshillin komunal.

Në Mal të Zi, kryetarët e komunave nuk zgjidhen drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve, por përmes këshillave komunale. Marrëveshja pason bisedimet e gjata mes forcave politike për të zhbllokuar ngërçin e krijimit të shumicës në Këshillin Komunal dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunës pas zgjedhjeve të 27 marsi.

Sipas marrëveshjes, në dy vitet e para të mandatit, kryetari i Komunës do të jetë nga partia e Kryeministrit Dritan Abazoviç, ndërsa në dy vitet e dyta nga partia e Genci Nimanbegut. URA e Abazoviç ka propozuar për kryetar në dy vitet e para, Omer Bajraktarin.

Kjo është hera e parë që pas shumë vitesh që Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanviç del në opozitë në Ulqin.


Video