"Rusia po bombardon depot e grurit në Kiev"

24 May 2022, 13:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Rusia po bombardon depot e grurit në Kiev"
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen është treguar e ashpër kur ka thënë se Rusia tashmë po godet depot e grurit në gjithë Ukrainën.

"Ne po shohim se si Rusia i ka kthyer furnizimet e saj energjetike në armë. Fatkeqësisht, po shohim të shfaqet i njëjti model në sigurinë ushqimore. Ukraina është një nga vendet më pjellore në botë.

Flamuri i saj gjithashtu simbolizon peizazhin më të zakonshëm ukrainas, një fushë me grurë të verdhë nën një qiell blu.

Tani, ato fusha me grurë janë djegur. Në Ukrainën e pushtuar nga Rusia, ushtria e Kremlinit po konfiskon rezervat e grurit dhe makinerive. Sot, artileria ruse po bombardon qëllimisht magazinat e grurit në të gjithë Ukrainën", tha presidenti i Komisionit të BE-së.


Video