Një person vdiq dhe disa të tjerë u plagosën të mërkurën kur një makinë Tesla që duket se transportonte fishekzjarrë, mori flakë dhe shpërtheu jashtë hotelit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Las Vegas.
Drejtori ekzekutiv i Tesla-s Elon Musk, tha të mërkurën pasdite në rrjetin X se “e kemi konfirmuar tani se shpërthimi u shkaktua nga një sasi e madhe fishekzjarrësh dhe/ose një bombë e mbajtur në shtratin e kamionetës së marrë me qira dhe nuk ka lidhje me vetë makinën. E gjithë telemetria e automjetit ishte pozitive në momentin e shpërthimit”, shkroi ai.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit nuk e kanë përjashtuar terrorizmin si një motiv të mundshëm, tha një person i njohur me këtë çështje, i cili foli me kusht që të mos identifikohej meqë nuk ka autorizim diskutojë publikisht hollësitë e hetimeve.
Uhh - watch this video of the Cybertruck explosion outside Trump Tower in Vegas.
— Eric Daugherty (@EricLDaugh) January 1, 2025
Doesn't look like a simple battery explosion. Why do I see fireworks?pic.twitter.com/squAcWlgpe