Dy shtetas të Sri Lankës merren peng në Indi, nga një grup që premtonte viza pune në Shqipëri me 3 mijë dollarë

1 January 2025, 18:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy shtetas të Sri Lankës merren peng në Indi, nga një grup
Foto ilustruese

Dy shtetas të Sri Lankës, u shpëtuan nga policia e Amritsar-it nga një grup pengmarrësish në Hoshiarpur të Indisë. Viktimat ishin pjesë e një grupi prej gjashtë shtetasish të Sri Lankës, të cilët ishin joshur nga agjentë të rremë udhëtimi që premtonin viza pune për në Shqipëri.

Sipas Komisionerit të Policisë Indiane, viktimat mbërritën në Indi më 2 dhjetor dhe ishin në Delhi kur takuan një shtetas të Sri Lankës, i cili i prezantoi me dy shtetas indianë. I akuzuari u ka marrë viktimave 3000 dollarë amerikanë në këmbim të dhënies së vizave të punës për në Shqipëri.

Më 27 dhjetor, të akuzuarit i kanë thirrur viktimat, duke pretenduar se kanë siguruar viza për ta, dhe i kanë udhëzuar të vijnë në qytetin Amritsar. Dy indianët morën viktimat nga stacioni i autobusit në një makinë dhe kërkuan 8000 euro shtesë për lirimin e tyre.


Video