Pamje të rënda / I veshur me rroba ushtarake, ky është autori i dyshuar i sulmit terrorist në SHBA

1 January 2025, 17:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje të rënda / I veshur me rroba ushtarake, ky është
Makina e autorit të sulmit terrorist në SHBA

Ky që shihni në foto është trupi i pajetë i autorit të dyshuar të një sulmi terrorist në Neë Orleans të SHBA, që i mori jetën të paktën 10 personave dhe la të plagosur 30 të tjerë.

Ai hyri me makinë në mes një rruge të populluar me të rinj dhe të reja që po festonin ndërrimin e viteve dhe më pas hapi zjarr drejt tyre.

Ai është parë i veshur me uniformë ushtarake ndërsa në makinë dyshohet se kishte lëndë shpërthyese artizanale. Po ashtu, në makinë është vënë re një flamur, që shumë besojnë se i ngjan atij të Shtetit Islamik.



Video