Shkarkimet masive nga puna, ish-ambasadorja Yuri Kim në protestën para DASH

13 July 2025, 12:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkarkimet masive nga puna, ish-ambasadorja Yuri Kim në protestën para
Shkarkimet masive nga puna, ish-ambasadorja Yuri Kim në protestën para DASH

Një ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pushojë nga puna më shumë se 1,300 punonjës.

Sipas mediave të huaja pas këtyre shkarkimeve masive është zhvilluar një protestë jashtë ambjenteve të DASH ku është parë edhe ish ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim.

Në pamjet e publikuara nga “Reuters” duket qartë ish ambasadorja Kim.

Vendimi për largimet nga puna është përshëndetur nga Presidenti Donald Trump, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe republikanët e lartë si një veprim i domosdoshëm dhe që do ta bëjë sipas tyre diplomacinë amerikane më të shkathët dhe efektive.


Video