Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpërndarë për herë të parë ndihma humanitare në Gaza.
Tre avionë të modelit US C-130 kanë hedhur sot mbi popullatën civile në Gaza 66 pako, 22 nga çdo avion me një total prej rreth 38 mijë racione ushqimore.
Brenda këtyre ndihmave nuk përfshihej ujë apo medikamente.
Presidenti amerikan Joe Biden tha se situata në popullsinë civile në Gaza është tragjike, duke insistuar se do të kërkojë nga Izraeli që të lejojë më tepër kamionë me ndihma.
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit tha se ndihmat ushqimore nuk janë zgjidhje për Gazën, pasi duhet gjetur menjëherë rrugë diplomatike për t'i dhënë fund sulmit izraelit.