Rusia grumbullon trupat në lindje të Ukrainës, pritet ofensivë e madhe drejt tre qyteteve

2 March 2024, 16:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusia grumbullon trupat në lindje të Ukrainës, pritet
Tank ukrainas në Chasiv Yar

Rusia po grumbullon forcat e saj rreth Chasiv Yar në Ukrainën lindore ndërsa kërkon të avancojë në rajonin e Donetsk-ut, raportojnë autoritetet në Kiev.

Forcat ruse duket se po tentojnë të kapin qytetin strategjik, i cili shtrihet disa kilometra në perëndim të Bakhmut, i cili ra nën pushtimin rus majin e kaluar, tha Illia Yevlash, një zëdhënës ukrainas për grupin operacional që mbikëqyr vijën e frontit lindor.

Yevlash shtoi se Kremlini shpreson të përparojë drejt qyteteve Kostiantynivka, Kramatorsk dhe Sloviansk.

Ushtria ruse është duke përparuar çdo ditë në pushtimin e territoreve të reja në Ukrainë, ndonëse me ngadalë, teksa ukrainasit po përballen me mungesë municionesh dhe ushtarësh.

Javët e fundit, qytetet Avdiivka dhe Petrovske u pushtuan nga rusët, së bashku me fshatrat Stepove dhe Sieverne.


Video