Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur sot në një konferencë për media për dialogun me Kosovën dhe për shumë çështje të tjera.
Në fjalën e tij Vuçiç ka thënë se Serbisë po i kërkohen tri gjëra dhe pritjet nga Beogradi janë që t’i realizojë ato tre kërkesa.
Kërkesa e parë thotë se është njohja “de-facto” apo “de-jure” e Kosovës dhe heqja dorë nga përkrahja e “Republika Srpska” në Bosnje e Hercegovinë, shkruan RTS.
Përveç kësaj, si kërkesë të dytë, Vuçiç liston presionin për sanksione kundër Rusisë dhe mbajtja e një qëndrimi anti-kinez.
Dhe në fund thotë si kërkesë e tretë është “vendosja e një regjimi kukull në Serbi”.