
Rezoluta e bashkësponsorizuar mes Shqipërisë dhe SHBA për tërheqjen e të gjitha trupave ruse nga Ukraina dhe ndalimit të luftës kaloi me shumicë dërrmuese në sesionin e jashtëzakonshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Rezoluta mori 141 vota pro dhe vetëm pesë kundër.
Mes shteteve që votuan pro ishte dhe Serbia. Kryeministri Edi Rama, përmes një reagimi në rrjetet sociale thotë se vota pro e Serbisë e radhit të gjithë rajonin tonë në krah të Perëndimit.
Në lidhje me këtë votim, ka reaguar edhe Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. “Hera e fundit kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar në mënyrë të tillë në një seancë urgjente ka qënë në 1982”, shkroi ajo.
Rezoluta u prezantua fillimisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku u bllokua nga vetoja ruse. 11 vende anëtare të KS, përfshirë këtu edhe Shqipërinë votuan pro, ndërsa tre të tjera abstenuan.
