Perëndimi “kërcënon” Serbinë me tërheqjen e të gjitha investimeve

2 March 2022, 18:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Perëndimi “kërcënon” Serbinë me tërheqjen e

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është vënë në presion pas pozicionimit neutral në çështjen e Ukrainës.

Serbia nuk ka pranuar që të vendosë sanksione kundër Rusisë edhe pse shprehet se respekton sovranitetin territorial të Ukrainës.

BE ka paralajmëruar Beogradin se ky qëndrim vë në pikëpyetje aspiratën e saj për të qenë pjesë e unionit.

SHBA gjithashtu ka forcuar retorikën kundër qëndrimit që Serbia po mban deri tani.

Mediat lokale në Beograd raportojnë se pas skenës, diplomatët e BE kanë shkuar deri në ultimatume.

Gazeta “Blic” raporton se përmes kanaleve diplomatike Serbia është kërcënuar për tërheqjen e të gjitha investimeve nga vendet Perëndimore.

Madje është paralajmëruar për sanksioneve në sektorin bankar dhe deri tek heqja nga lista e vendeve me lëvizje të lirë në zonën Schengen.

 

 


Video